Ottos Restocafé
Që nga themelimi në vitin 2018, ne u kemi shërbyer më shumë se mijëra klientëve
Rreth Nesh
Ottos Restocafé është një biznes I pavarur I lokalizuar në zemër të Tiranës, I cili shërben si një vend, për banorët lokale por jo vetem, për tu mbledhur së bashku, kaluar një kohë të kendshme në shoqerinë e njerëzve të dashur, për të studiuar, lexuar librin tuaj të preferuar ose punuar.
Tashmë, në një ambient tërësisht të rinovuar dhe të zgjeruar së fundmi, sipas stilit rustic dhe modern, ku gjithashtu është shtuar dhe kuzhina, është një kënaqësi për ne që përvecse kafes cilësore, lëngjeve të frutave të freskëta dhe smothieve të ndryshme të ofrojmë gjithashtu bakery dhe ushqime të lehta për miqtë tanë, tëresisht të freskëta, të gatuara në mënyre artizanale në kuzhinën tonë, me produkte organike të marra nga fermerë lokalë, kur është e mundur.





Gjithashtu, është shtuar dhe një bibliotekë me një koleksion modest, ku mund të gjeni libra të ndryshme duke filluar nga disa nga klasikët deri tek botimet më të fundit dhe të rejat.
Ne krenohemi me shërbimet që ofrojmë, vlerat tona si biznes dhe gjithmonë perpiqemi të ofrojmë më të mirën për komunitetin tonë qe na fal kaq shumë, që nga momenti që na beson dhe na zgjedh neve ditë pas dite.
Na Ndiqni Në Rrjetet Tona

Tashmë Ottos Restocafé ju është bashkangjitur termi restocafe. Ky term vjen nga bashkimi I fjalës café dhe restorant,I cili, pas zgjerimit është termi që përshkruan më së miri shërbimet që ofrojmë si biznes.
Historia Jonë
OTTOS I hapi dyert për herë të parë për banorët lokale të Rrugës së Durrësit por edhe me gjerë, në 2018 si një kafe dhe snack bar.
Fiozofia jonë ishte e thjeshtë që në fillesa; mikepritje si në shtëpi,shërbim cilësor dhe ofrimi I produkteve më të mira të mundshme që ti bëjë njerëzit të duan të kthehen përsëri.
Për ne është një kënaqësi që në një ambient të standarteve të larta , të ngrohtë, relaksues të vazhdojmë të shërbejmë jo vetëm kafe por edhe ushqime duke pasur në zemër të njëjtën filozofi.
Na Ndiqni Në Rrjetet Tona
